Forca speciale te spitali pas atentatit

Rigers Gaxaha mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmë si rrjedhojë e një atentati në zonën e ish Bllokut në kryeqytet, të dyshuar ndaj Ervis Martinajt, i cili mbeti i plagosur.
Martinaj, bashkë me Laert Hasën kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Martinaj mesohet se e ka kaluar rrezikun per jeten, por ne gjendje te rende shendetesore nga plumbat e marre ndodhet Leart Hasa.
Hyrja e urgjences ne Spitalin e Traumes është e blinduar nga forcat speciale të Policisë së Shtetit.

Prania në masë të madhe e tyre, lidhet me dyshimin se situata mund të përshkallëzohet më tej, duke pasur parasysh se shënjestra e atentatorëve i ka mbijetuar të shtënave.
Ndërkohë, raportohet se edhe pranë shtëpisë së Ervis Martinajt, pranë Rrugës së Elbasanit, ka një prani të madhe të forcave speciale të policisë, të cilat vëzhgojnë me imtësi lëvizjet në atë zonë.
Paraprakisht mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa i vdekur ka mbetur Rigers Gaxha, 26 vjec, i cili mendohet se punonte si truprojë i Ervis Martinit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?