Forcat e Armatosura shpërndajnë shtretër, batanije e ushqime në zonat e prekura nga tërmeti

Forcat e Armatosura vijojnë të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Dibrës. Ministria e Mbrojtjes informon se pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve

Kështu mësohet se janë shpërndarë në bashkitë e qarkur Dibër rreth 200 shtretër, batanije dhe bazë materiale.

FA-të po shpërndajnë edhe pako ushqimore në zonat e prekura nga tërmeti. Prej 11 gushtit pas tërmetit, 19 familje në disa njësi adminiatrative jetojnë në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura. Ndihmat e shpërndara nga Forcat e Armatosura janë nga rezervat materiale të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?