Forcat e ushtrisë marrin në mbrojtje ambasadat e huaja dhe institucionet kyçe të vendit

Me rastin e zgjedhjeve lokale që zhvillohen nesër në Shqipëri, masat e gatishmërisë të marra nga qeveria kanë qenë maksimale. Forcat e ushtrisë si asnjëherë tjetër më parë në 25 vjet demokraci kanë marrë në mbrojtje ambasadat e huaja dhe institucionet kyçe të vendit. Një masë e tillë ka qenë e detyrueshme për dy arsye.
Së pari, sepse policia, e cila kujdeset zakonisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe atyre të huaja, do të jetë plotësisht në gatishmëri, e angazhuar që të garantojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjithë vendin.
Së dyti, ushtria nuk mund të përfshihet në procese politike, ndaj i ka takuar asaj që të marrë në dorëzim institucionet kyçe. Ndryshe nga policia, forcat ushtarake janë të armatosura me mjete më të rënda dhe radio-marrësat e tyre janë të llojit ushtarak, pra mjaft më të mëdha nga ato që mban zakonisht policia. Po të shëtisësh nëpër Tiranë këto ditë, të lihet përshtypja sikur gjendesh nën ndonjë ligj marcial apo gjendje të jashtëzakonshme. Në foton kryesore dallohen dy ushtarë në një distancë jo shumë të largët nga njëri-tjetri që mbrojnë amasadën e Kosovës dhe atë të Serbisë që ndodhen përkrah njëra-tjetrës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pas lulishtes së vëllezërve Frashëri.

 

SHKARKO APP