Forcat speciale blindojnë Kukësin, Rama urdhëron arrestime masive
Me përfundimin e revoltës së një numri të madh qytetarësh kundër tarifës për rrugën Milot-Morinë, policia ka nisur identifikimin e personave që ushtruan dhunë.
Mësohet se tashmë janë duke u administruar provat filmike përmes të cilave do të identifikohen edhe ata që kanë goditur me gurë apo mjete të tjera të forta ndaj forcave të rendit.
Deri më tani, policia ka identifikuar një numër të madh të tyre dhe me përfundimin e plotë pritet të fillojnë arrestimet masive gjatë mbrëmjes, kur edhe forcat speciale të FNSH të jenë pozicionuar në qytetin e Kukësit.
Një fakt të tillë, pra ndëshkimin e fortë të protestuesve e paralajmëroi vetë kryeministri Rama gjatë dy postimeve të fundit në Facebook, ndërsa teza e përgjigjes së ashpër u mbështet edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në fjalimin e tij, Xhafaj u kujdes të përgatiste opinionin publik për atë që do të ndodhte duke thënë se mes protestuesve kishte edhe kriminelë të regjur.
KOHA JONË SONDAZH

