Forcat Speciale “blindojnë” Traumën dhe shtëpinë e Martinit

Një krim mafioz tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën dhe specifiksht zonën e ish-Bllokut.

Shënjesta Ervis Martini, bashkë me Laert Hasën mbetur të plagosur dhe ndodhen në Spitalin e Traumës në kryeqytet, godina e të cilit është e blinduar nga forcat speciale të Policisë së Shtetit.

Prania në masë të madhe e tyre lidhet me dyshimin se situata mund të përshkallëzohet më tej, duke pasur parasysh se shënjestra e atentatorëve i ka mbijetuar të shtënave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pranë shtëpisë së Ervis Martinit, pranë Rrugës së Elbasanit, ka një prani të madhe të forcave speciale të policisë, të cilat vëzhgojnë me imtësi lëvizjet në atë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa i vdekur ka mbetur Rigers Gaxha, i cili mendohet se punonte si truprojë i Ervis Martinit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?