Forcat Speciale godasin deputetin e PD-së (VIDEO)

Situata e tensionuar para Kuvendit, u zhvendos edhe tek zona e ”Astirit”, aty ku banorët protestuan për ”Unazën e Re”. Në një moment Forcat Speciale kanë ndërhyrë pasi situata po dilte nga kontrolli, pasi banorët tentuan të hynin në kantierin e firmës private.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë prezentë edhe deputetët e PD-së, Flamur Noka e Klevis Balliu, të cilët janë përballur me policinë. Forcat Speciale kanë ndërhyrë me skafandra dhe shkopinj gome.

Newsbomb.al ka publikuar momentin e kur policia ka vënë përpara deputetin demokrat Flamur Noka, i cili është rrëzuar në tokë.

SHKARKO APP