Forcat Ushtarake Shqiptare mirëpresin anëtarin më të ri, vjen në jetë Arbri

Në familjen e madhe të trimave të Forcave Ushtarake Shqiptare ka ardhur në jetë një anëtar i ri. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë publik lajmin e bukur për vogëlushin. “Arbri është pjesëtari më i ri i familjes sonë të madhe ushtarake. Babai i tij, tetar Mirlind Çeka nuk mundi dot të jetë fizikisht pranë vogëlushit në ditën e ardhjes në jetë, pasi ndodhet me mision në Mali (Afrikë)”, ka shkruar Xhaçka.

Babai i tij Mirlindi nuk mundi dot të ishte pjesë e ngjarjes së bukur të ardhjes në jetë të vogëlushit të tij. Ministrja e mbrojtjes takoi djalin dhe nënën e tij Elisianën në maternitetin ku ajo lindi.

“Për çdo familje të efektivëve tanë në misione vëmendja është maksimale. Po aq e madhe është dhe krenaria e falenderimi ynë për mbështetjen që familjet i japin efektivëve tanë me mision në Kosovë, Afganistan, Mali apo Letonishtarake Arbri është pjesëtari më i ri i familjes sonë të madhe ushtarake”, ka shkruar ajo. Krenaria dhe falenderimi është shumë si madh për efektivët që janë në misionet në shërbim të vendit dhe larg familjeve së tyre të dashura.

SHKARKO APP