Forcat zjarrfikëse të Shkodrës, me mjete Mercedez Benc, dhuratë nga “Vuur&Vlam Albania”

Forcat zjarrfikëses të Shkodrë kanë tashmë edhe një mjet të ri të tipit Mercedez Benc, falë dhurimit të bërë nga shoqata “Vuur&Vlam Albania”.

Dua të falenderoj nga zemra, edhe në emrin tuaj përfaqësuesin e kësaj shoqate, qytetarin model belg e dhëndërr shkodran☺️ z.Jens Vande Walle, i cili brenda një viti e gjysëm ka sjellë dy mjete zjarrëfikëse për shërbimin zjarrfikës në bashkinë tonë.
Shumë falenderit dhe bashkëqytetarit tonë Edison Suma që ka bërë kontaktet e vazhdueshme me këtë shoqatë, me përkrahjen dhe mbështetjen e drejtuesit të zjarrfikësve z.Agim Ponari dhe sigurisht të Bashkia Shkodër e timen personalisht.

SHKARKO APP