Forcohet leku – Euro zbret në 125.4, zhvlerësohen edhe monedhat e tjera

Tregu i këmbimit valutor është hapur ditën e sotme me një rënie të valutave të huaja si dollari amerikan dhe sterlina britanike, ndërkohë që euro vijon trendin rënës nga dita e djeshme.

Valuat e eurozonës është dobësuar me 0.2 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase. Ditën e sotme euro ka zbritur në nivelin e 125.4 lekëve, ndërsa në shitje këmbehet për 126.3 lekë.

Në rënie të lehtë krahasuar me ditën e djeshme është edhe vlera e dollarit amerikan. Sot dollari ndodhet në kuotën e 108.2 lekëve në blerje dhe 109 lekëve në shitje, duke rënë me 0.3 lekë për njësi krahasuar me ditën e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e mërkurë, sterlina po ashtu është zhvlerësuar me plot 0.5 lekë për njësi. Monedha britanike këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 140.6 lekë në blerje dhe 141 lekë në shitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zhvlerësim gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe monedhat e tjera ndërkombëtare. Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm ndaj lëkur me plot 0.8 pikë, duke zbritur kështu në kuotën e 109.7 lekëve, ndërsa dollar australian ndodhet sot në nivelin e 77.5 lekëve, duke rënë me 0.5 lekë për njësi nga dita e djeshme.

Dollari kanadez po ashtu, ka ndjekur një trend rënës me 0.3 pikë dhe këmbehet sot për 84.2 lekë në blerje dhe 83.2 lekë në shitje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?