Formacionet e ndeshjes Shqiperi-Portugali

 

Për Shqipërinë, tekniku italian Gianni De Biasi ka vendosur të hedhë në fushë të njëjtin formacion si ndaj Danimarkës, përpara 3 ditësh në Kopenhagen, duke aktivizuar në portë Berishën; në mbrojtje (nga e djathta në të majtë) Xhimshiti, Cana, Ajeti, Agolli; në mesfushë Xhaka, Kukeli, Abrashi, ashtu sikurse edhe dyshja Gashi­Lenjani, të cilët do të jenë më të tërhequr gjatë fazës mbrojtëse, por do të mbështesin në fazën sulmuese Cikalleshin e vetëm në sulm.

Sa i përket Portugalisë, ndryshe nga takimi i parë në vendin luzitan, ku Shqipëria triumfoi me gol të Bekim Balajt, këtë herë kombëtarja nga gadishulli Iberik vjen me shumë ndryshime, e mbi të gjitha me asin e saj kryesor, Cristiano Ronaldo. Në portë, për luzitanët do të zbresë Rui Patricio; në mbrojtje Eliseu, Carvalho, Pepe dhe Vieirinha; në mesfushë do të luajnë Veloso, Danilo dhe Nani, ndërsa në sulm do të zbresin 3 lojtarë: Bernardo e Danny do të furnizojnë me topa veç të tjerash edhe qendërsulmuesin Ronaldo. 

SHKARKO APP