Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Danimarkës (kuqezinjtë ruhen me badigardë)

Shqipëria do të ketë një ekip me disa ndryshime nga ai që luajti 1 vit më parë me Danimarkën në “Elbasan Arena”. Mungesat në mbrojtje për shkak të dëmtimeve detyrojnë trajnerin Gianni De Biasi të aktivizojë dy lojtarë të cilët nuk kanë luajtur më parë një ndeshje zyrtare, madje për Berat Gjimshitin do të jetë një debutim absolut.

Në qendër të mbrojtjes së bashku me Lorik Canën do të jetë Arlind Ajeti. Ai do të zëvendësojë Mërgim Mavrajn, ashtu si në miqësoren me Francën, të cilën e nisi si titullar.

Mesfusha do të jetë reparti më i ngjeshur me Abrashin, Xhakën, Gashin, Kukelin dhe Lenjanin. Këta lojtarë do të kenë për detyrë të pengojnë kundërshtarët dhe të ndihmojnë sulmuesin e vetëm për të shënuar. Ai pritet të jetë Sokol Cikalleshi. Synimi i Kombëtares është fitorja, por kuqezinjtë kënaqen edhe me një barazim.

Shqipëria dhe Danimarka do të përballet në ora 20:45 në stadiumin e Kopenhagen. Me mijëra tifozë shqiptarë kanë pushtuar kryeqytetin danez.  Duket se kombëtarja ka punësuar edhe badigardë për të përballuar tifoaët e shumtë që janë në pritje të fillimit të ndeshjes.

 

Formacioni zyrtar, Shqipëria sot ndaj Danimarkës:

Porta: Berisha

Mbrojtja: Gjimshiti, Lorik Cana, Arlind Ajeti

Mesfusha: Abrashi Xhaka, Kukeli, Gashi, Lenjani

Sulmi: Cikalleshi

SHKARKO APP