Formula 1 në Shqipëri, pista pranë Lumit Shkumbin në Elbasan?
“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART”. Kështu e nis postimin e prezantimit të automotoparkut të parë shqiptar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. “Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA, Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d’Aragona”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

