“Formula 4×4”, zbardhen emrat e ekspertëve të opozitës për reformën zgjedhore

Opozita përcakton ekipin e saj të ekspertëve në tryezën për reformën zgjedhore.

Burimet bëjnë me dije se formula do jetë 4 ekspertë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Sipas të njëjtave burime, ekspertët nga opozita do të jenë Ivi Kaso i PD-së, Arjan Madhi nga PR, Shkëlqim Sulo nga PDIU dhe  Muharrem Caka nga LSI.

Dy ditë më parë, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ju drejtuan me letër zyrtare ODIHR-it,ku i kërkonin dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertet vendas ne hartimin e drafteve perfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Komisioni së bashku me ekspertët nga opozita jashtëparlamentare  dhe ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

SHKARKO APP