Formula e paqes, Zelensky flet në KS: Tërheqje e trupave ruse nga Ukraina dhe kontroll i plotë i territorit

Tërheqje të plotë të trupave ruse dhe kthim të menjëhershëm të kontrollit të territorit”, është formula e paqes, sipas presidenti ukrainas Volodomir Zelensky. Ai kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i kombeve të Bashkuara, duke u bërë apel kombeve të veprojnë menjëherë.

Në fjalën e tij në KS të OKB, Zelensky tha se është vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë, e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.

“Tërheqje e plotë e trupave ruse, përfshirë flotën e Detit të Zi dhe tërheqjen e mercenarëve nga i gjithë territori sovran i Ukrainës. Kthim i menjëhershëm i kontrollit të territorit dhe kontrollit të Ukrainës dhe transportit ekonomik dhe të Detit të Zi. Vetëm përmbushja e këtyre elementëve do të çojë në ndërprerjen e sulmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk duhet të presim, të veprojmë tani. Ndërsa përgatitja formulën e paqes së Ukrainës, mendoja se parimet e OKB janë ato që mundësojnë që formula ukrainase e paqes të bëhet globale. Ne po punojnë për mbrojtjen e sovranitetit, të drejtave të njeriut dhe ndalimin e agresionit. Nuk duhet të kemi frikë. Çdo vend mund të dëshmojë paqen e vet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?