Forumi ekonomik gjermano-shqiptar në Landin Schleswig Holstein

Mbështetja që duhet të marrin nga autoritetet projektet zhvilluese në formën e lehtësive për sipërmarrjen

Të hënën në mbrëmje Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës në bashkëpunim me homolgen e saj në Kiel, zhvilluan një Forum Ekonomik të përbashkët gjermano – shqiptar, i cili kishte  në fokus prezantimin e aspekteve kryesore ku mund të investohet dhe të realizohen projekte në sektorët më atraktivë në Shqipëri. Kolë Gjoka, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, i cili ishte dhe organizatori kryesor i këtij eventi tha se investimi në formate të tilla kontaktesh dhe afrimi mes sipërrmarësve dhe politikbërësve nga të dy vendet, është mundësi konkrete për të zbuluar potenciale.

“Shkëmbimi i informacionit, njohja e kushteve konkrete, legjislacionit, përparësitë në ato fusha me interes të ndërsjellë mes bizneseve gjermane dhe shqiptare zgjojnë ide dhe më pas mbështesin projekte për zbatim. Shqipëria ka nevojë shumë për investime të huaja, por akoma më tepër kur bëhet fjalë për kapitalin privat gjerman.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë diskutimit në tryezën e përbashkët, diskutantët evidentuan rritjen e vëmendjes ndaj Shqipërisë, u përmendën ato përparësi të realitetit ekonomik shqiptar në krahasim me vendet e tjera të rajonit, nevoja e akordeve afatgjata mes dhomave të tregtisë dhe industrise së Kielit dhe Tiranës, por dhe në nivele të ndryshme kooperimi, mbështetja që duhet të marrin nga autoritetet projektet zhvilluese në formën e lehtësive për sipërmarrjen etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dinamika e zhvillimeve aktuale në Shqipëri, ambicja për hapjen e negociatave me BE-në, por dhe thellimi dhe konkretizimi i reformës në drejtësi dhe reformimi bashkëkohor i paketës fiskale dhe përmirësimi i klimës së biznesit u vlerësuan ga të pranishmit si të lidhura me perspektivën e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Fusha e biznesit ka mjaft hapësira dhe potenciale, të cilat Forumi i vlerësoi si jetike dhe orientuese për axhendën e aktvititetit të dy  dhomave të tregtisë dhe industrisë, por dhe niveleve të tjera të kooperimit të sipërmarrjes.

Pikërisht disa nga piketat kryesore të bashkëpunimit do të jenë në qendër të Forumit të rradhës që pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti, ku dhe do të sigurohet një pjesmarrje e shtuar nga bizneset më të rëndësishme të Landit Schleswig Holstein në Gjermani.

Në Forum ishin prezentë dhe kryetari rajonal i këshillit ekonomik në Schleswig Holstein, Dr. Christian von Bötticher, drejtuesi rajonal i Shoqatës në Land, Stefan Lange, përfaqësuesi nga këshilli i qytetit Elmshorn, Dirk Moritz, sekretarja e parë e Ambasadës së Republikës sëShqipërisë në Gjermani, Ornela Alickaj etj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?