Forumi ekonomik i Vjenës , Kryeministri kosovar dhe serb shtrëngojnë duart në Tiranë

 

Për herë të parë të pranishëm bashkë  në një event të një niveli të tillë është kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri kosovar Isa Mustafa të cilët kanë shtrënguar duart para fillimit të samitit.

MALI I ZI – Milo Gjukanoviç: Të shqetësuar për Maqedoninë. Duhet të bashkohemi nga instrastruktura

Gjukanovic:  Jemi të shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni. Na është dashur shumë kohë që të merret një hap dhe falë kurajos e vizionit të kryeministrave procesi i dialogut ka nisur dhe është në rrugën e tij të mbarë. Është me rëndësi që dinamika e këtij procesi të ruhet në të ardhmen. Nuk jemi të kënaqur me mënyrën si funksionon Bosnja. Duhet të krijohet një atmosferë më e mirë, konstruktive.  Ka nevojë për përpjekje të tjera për ti ardhur në ndihmë Maqedonisë për të kapërcuer paralizën që ndodhet në kuadër të proesit të integrimit europian, por dhe pas ngjarjeve në Kumanovë.

Pa zgjidhur këto probleme dhe cështje që kërkojnë angazhimin e faktorëve më të mëdhenj ne do të vazhdojmë të jemi vulnerabël në këtë  rajon. Problemi i ka rrënjët e vjetra. Duhet të përqëndrohemi në zhvillimin e infrastrukturës. Është e qartë se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund ta zgjidhë e vetme. Edhe Kroacia ka ngecur në ndërtimin e korridorit të Adriatikut. Burimi i mungesës së stabilitetit ka të bëjë se ne nuk njihmei mirë. Nuk jemi tolerant aq sa duhet. Njerëzit nuk udhëtojnë aq sa duhet brenda rajonit, nuk njohin dallimet, dhe këto shihen si probleme dhe jo si veçori

KOSOVA-Isa Mustafa: Konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit

“Për ne është me rëndësi që të punojmë bashkë për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin përmes bashkëpunimit ekonomik dhe luftës për të krijuar kushte që njerëzimi ta ketë më mirë në të gjithë këto vendet tona. Jemi në një fazë ku mosmarrëveshjet dhe konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit që të gjithë së bashku të jemi në familjen e BE-së. Ky është synimi ynë”.

SERBIA-Vuçiç: Bashkë ti kërkojmë BE ndihmë. Serbia gati të investojë autostradën

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia është vendet e Ballkanit bien dakord që qëllimi I përbashkët është integrimi europian dhe se Serbia është gati të investojë vetë për ndërtimin e Autostradës  Nish-Prishtinë-Prizren-Morinë-Durres nëse BE nuk jep fonde.

Aleksander Vuçiç “Më në fund ramë dakord për dy çështje të rëndësishme që është rruga europiane dhe statusi I anëtarësimit të plotë në BE. Sigurisht që nuk ndodh sa hap e mbyll sytë.  Mund tju the sinqerisht që në vendin tonë ka rënë popullaritite për integrimin në BE, pikërisht  nga kjo lodhja, jemi lodhur duke pritur.  Serbia është e hapur për të gjitha proceset integruese, dhe për zbatimin e rregullave të Ceftës.

Serbia do të jetë e gatshme për të trajtuar cështje konkrete dhe për të ecur bashkë drejt institucioneve të Brukselit dhe përmirësimi të kushteve të jetesës së popujve tanë.

Duhet të jemi bashkë dhe të kërkojmë ato që na duhen. Nëse nuk mund të ndërmarrim mbështetje të përpiqemi të bëjmë maksimumin vetë.

Nëse nuk e marrim ndihmën e BE-së ne si Serbi do nisim punën ta bëjmë vetë. Jemi të gatshmë ta nisim.  Është e rëndësishme të lidhim rajonin  për të krijuar një situatë më të mirë politike tregje më të mira dhe bashkarisht mund të kalojmë në tregje të reja.

SHQIPERIA – Rama hap samitin:   Jemi ketu se na lidh endrra e perbashket Europa

Në fjalën e hapjes Kryeministri Edi Rama  tha se  Forumi shënon një epokë të re për Ballkanin ekonomitë e të cilave janë të ndërlidhura  dhe synimi është i përbashkët: Të bëhemi anëtarë të BE-së

Edi Rama: Jemi këtu jo vetëm se jemi ëngjëj dhe paraardhësit tanë kanë qenë djaj, por për faktin se të gjithë njerëzit në rajon lidhen me një ëndërr të përbashkët që është Europa dhe me një perspektivë të përbashkët që është Europa dhe duam që Evropa ta kuptojë se nëse brenda bashkimit ka një lodhje nga zgjerimi që duhet përballuar këtu në Evropën Juglindore, na duhet të përballojmë rrezikun e një lodhjeje nga durimi. Pra le të mos ta lëmë lodhjen nga durimi të kthehet në armikun e përbashkët të endrrës tonë të përbashkët dhe që na ka sjellë sot këtu bashkë.

Në foto: Kryeministrat e Ballkanit në Forumin e Vjenës

-Joschka Fischer-moderator

-Edi Rama, Shqipëri

– Aleksandër Vuçiç, Serbi

-Isa Mustafa, Kosovë

-Nikolla Gruevski, Maqedoni

– Millo Gjukanovciç, Mali i Zi

– Denis Zvizdiç , Bosnje Hercegovinë

 

Në pallatin e Brigadave u zhvillua mbrëmë ceremonia e pritjes ku kryeminsitri Rama kërkoi bashkëpunim që rajoni i Ballkanit të ecë përpara duke përmirësuar marrëdhëniet.

Në Tiranë sot mbahët ditë e dytë e forumit ekonomik të Vjenës me pjesëmarrjen e kryeministrave të Rajonit. Ky forum mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit ku vendet e Rajonit do të bëjnë gati projektet konkrete.

Në forumin ekonomik të Vjenës marrin pjesë 7 vende, Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Kjo e fundit ka refuzuar ftesën dhe kryeministri Aleksis Cipras nuk do të jetë i pranishëm. Ndërsa kryeministri Maqedonas Nikolla Gruevski ka anuluar vizitën ditën e djeshme për sot në mëngjes.

Kryeministrat që do ta marrin pjesë në këtë forum do të jenë: Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Isa Mustafa, Milo Kukanoviç, Denis Zvizdici dhe Nikolla Gruevski.

Forumi Ekonomik i Vjenës nis punimet të enjten në orën 09:30, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Për vetë zhvillimet që po shoqërojnë rajonin tonë këto kohë, një tryezë e tillë merr vëmendje edhe më të lartë.

Punimet e këtij forumi do të jenë të ndarë në dy panele:

1-Paneli i Nivelit të Lartë- Nga Berlni te Vjena: Për një qartësi gjeopolitike për Ballkanin perëndomor. Këtu do të marrin pjesë:

-Joschka Fischer-moderator

-Edi Rama, Shqipëri

– Aleksandër Vuçiç, Serbi

-Isa Mustafa, Kosovë

-Nikolla Gruevski, Maqedoni

– Millo Gjukanovciç, Mali i Zi

– Denis Zvizdiç , Bosnje Hercegovinë

2-Paneli Vvise men- Për të thyer hendeqet midis BE dhe rajonit ku do të marrin pjesë:

-Ricardo Hausmann, moderator

-Arben Ahmetaj

-Massimo D’Alema

-Joschka Fischer

-Hubert Vedrine

-Gunther Rabensteiner

-Heinz Messinger

SHKARKO APP