Forumi Ekonomik, Merkel: Gati të investojmë në Shqipëri kur të kemi garanci ligjore

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përmbyllje të vizitës së saj në Tiranë, ka marrë pjesë në forumin ekonomik Shqipëri- Gjermani, të organizuar në Vorë.

"Marredhëniet ekonomike janë shumë të rëndësishme mes Shqipërisë e Gjermanise dhe është kënaqësi që shoh në këtë takim personalitete të shquara të biznesit gjerman. Kemi folur se çfarë mund të bejë politika dhe sipërmarrësit për intensifikimin e marredhënieve mes dy vendeve dhe ekonomia gjermane është e gatshme të investojë në Shqipëri kur ka garanci ligjore. Hapësirat e bashkëpunimit janë të mëdha në energji dhe në shumë fusha dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe këtë e merr një vend që ka krijuar kushtet bazë për t’u antarësuar dhe Shqipëria nuk ka pse dërgon emigrante jashtë vendit. Gjermania ka kërkesa për fuqi punetore dhe Shqipëria i ka këto kapacitete të punonjësve të kualifikuar. Unë dëshiroj t’ju inkurajoj në formimin profesional, pasi do të krijonte mundësine që të rinjtë të jenë të suksesshëm në fusha të caktura. Ne në Gjermani mund të mbështesim kualifikimin profesional të punonjësëve, si infermiere apo ekuivalentimit të diplomave”, tha Merkel.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij vuri theksin tek rëndësia e investimeve gjermane në vendin tonë, duke i drejtuar një falenderim të veçantë familjes ‘Lindner’.“Kjo është një ditë e shënuar për raportet me Gjermaninë. Falenderoj familjen Lindner për investimin e saj. Përmes një investimi prej 100 milionë eurosh vjen në Shqipëri një copë Gjermanie. Vendi ynë ka nevojë për para dhe punësim real, ndaj dhe sipërmarrja gjermane do të promovojë një kulturë të re pune në vendin tonë. Kancelarja Merkel e kupton më mirë se kushdo tjetër vështirësinë e shoqërive të reja europiane për t’u përshtatur me kulturën e punës”, tha Rama.

Ai nënvizoi vullnetin e tij për të ndryshuar qasjen e shtetit shqiptar kundrejt donatorëve, që shpesh herë kanë mbetur të zhënjyer në Shqipëri. “Donatorët kanë investuar një sasi parash në sistemin e ujit të pijshëm dhe vaditjes, por në të shumtën e herëve paratë kanë shkuar dëm dhe donatorët kanë fajësuar palën shqiptare”, u shpreh Rama, duke shtuar se "jemi në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar për vendin tonë ndër vite të tëra dhe me korrupsionin në drejtësi që është një kancer”.

 

SHKARKO APP