Forumi i biznesit Shqipëri-Itali, Cutillo: Interesi i kompanive për investime ka ardhur në rritje
Zhvillohet sot në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali me pjesëmarrjen e 200 delegatëve dhe rreth 350 sipërmarrje italiane. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Alberto Cutillo tha se interesi i kompanive italiane për të investuar në Shqipëri ka ardhur në rritje.
Në këtë takim është i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Arben Ahmetaj, dhe Ivan Scalfarotto, kryetar i delegacionit, zv.ministër i Zhvillimit Ekonomik.
“200 kompani të Confindustria-s Italiane në Shqipëri, për një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi”, shkruan kryeministri Rama teksa bashkëngjitur përcjell live aktivitetin në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
KOHA JONË SONDAZH

