Forumi i sigurisë, bashkëpunim për të luftuar terrorizmin
Lufta kundër radikalizmit ka qënë në fokus së Forumit të Sigurisë që u zhvillua në Tiranë.
Kryetar i Partisë Republikane në cilësinë e anëtarit të Komitetit Kundër Terrorizmit në Asamblenë Parlamentare të OSBE theksoi se nevojitet më shumë bashkëpunim për të parandaluar këtë fenomen.
Fatmir Mediu: Me rëndësi është të zgjidhim sesi do të veprojmë me luftëtarët që kthehen në Shqipëri, Maqedoni dhe vende të tjera të Ballkanit. Si duhet të luftojmë këtë fenomen dhe si duhet të bashkërendojmë veprimet me pjesën tjetër të botës, BE dhe SHBA, pasi terrorizmi nuk është vetëm problem i Shqipërisë apo Ballkanit, por është një problem global.
Nevojën për bashkëpunim e parashtruan edhe zyrtarë të tjerë të sigurisë.
“Ne duhet të fokusohemi tek faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtij fenomeni për ta parandaluar atë. Vlen të theksohet se ne kemi një partneritet të shkëlqyer dhe se kontributi ndaj terrorizmit duhet të jetë i përbashkët”
Kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe ai i Maqedonisë, folën për masat e ndërrmara në luftën kundër radikalizmit
Kadri Veseli: Kemi nxjerrë një ligj të veçantë, më duket se jemi i vetmi vend në rajon i cili kemi nxjerrë ligjin për parandalimin e financimit të organizatave terroriste në mënyrë që të kemi një situatë realë me atë çfarë po ndodh në vendin tonë.
Talat Xhaferi: Për rajonin tonë, por edhe për Europën kjo paraqet sfidë serioze sepse nga vendet tona kishte luftëtarë në ISIS të cilët sot janë kthyer ose janë duke u kthyer në shtëpitë e tyre.
Pjesë e këtij aktiviteti organizuar nga Fatmir Mediu dhe deputetë të tjerë shqiptarë ishte dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
KOHA JONË SONDAZH

