Foshnjen 6 ditëshe e hodhi në lum, burg për 32-vjeçaren

Lajmi i trishtë dhe akti çnjerëzor është dënuar nga opinioni publik. “Arrest me burg” është masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Orjana Gremin, 32-vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj, duke e hedhur në lum.

Në seancën gjyqësore Gremi zgjodhi të mos flasë, ndërsa avokatja e saj kërkoi ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në vrasje e të miturve. Kërkesa u refuzua nga gjykatësi, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale.

32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik. 32-vjeçarja është mbrojtur në seancën gjyqësore nga avokatja Bruna Pepa, e caktuar kryesisht nga gjykata.

SHKARKO APP