FOTO-Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, makina përmbyset në rrugë
Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Qukës, ndërsa një makinë ngjyre e bardhe që transportonte mallra është përmbysur në rrugë.
Në pamjet e publikuara nga LSA shihet edhe rreshti i gjatë makinave duke bllokuar qarkullimin për shkak të aksidentit.
Nuk dihet ende nëse ka të plagosur, por në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse dhe forca policie që kanë nisur hetimet.

KOHA JONË SONDAZH

