FOTO/ Aksident në Fier, automjeti përplas 90-vjeçarin, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Policia informon se një 33-vjeçar me mjetin tip ”Skoda” ka përplasur një kalimtar 90-vjeçar.

Ky i fundit u transportua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër shoferi i ri është

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:10, në lagjen “11 Janari”, Fier, shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Skoda”, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP