FOTO/ Aksident tek kryqëzimi i Cërrikut, makina përplaset me kamionin

Një aksident automobilistik ka ndodhur në mesditë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimin i Cërrikut” në fshatin Papërr. Një automjet me targë AA 837 PC është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësorë për në spital. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet procedurale.

SHKARKO APP