FOTO/ Ambasada e SHBA: Amerika e angazhuar për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri

Delegacioni i nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur vizitën pesëditore në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën me dije se delegacioni gjatë qendrimit në Tiranë, zhvilloi takime me drejtues të SPAK, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë të Gjyqësorë, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja etj.  Sipas njoftimit vizita konfirmon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara të Ameriktës për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri.

“Gjatë pesë ditëve në vend, ata u takuan me përfaqësues nga institucionet kryesore të drejtësisë, përfshirë nga SPAK-u, Gjykatat e Posaçme, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga ministri, si dhe nga Shkolla e Magjistraturës”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Në Këndin Amerikan në Tiranë, gjyqtarët u angazhuan në një shkëmbim idesh me studentë të drejtësisë dhe juristë të rinj, duke prekur tema që përfshijnë ruajtjen e integritetit, zhvillimin e karrierës, sigurimin e transparencës dhe balancimin e përgjegjësive vetjake dhe profesionale. Vizita përforcon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri”, përfundon njoftimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?