FOTO/ Antimafia Italiane: Shqiptarët ‘zotërit’ e drogës në Brindisi. Ja lidhjet me klanet vendase
Drejtoria e Antimafias Italiane (DIA) ka bërë publik raportin e vitit 2017, për hetimet e saj. Për rajonin e Brindisit, DIA krahas klaneve vendase që janë të hershëm, ka vendosur edhe shqiptarët në listën e klaneve që janë bërë vendas.
‘Klani dominues në zonë vahdojnë të jenë ‘mesagnesit’, të cilët karakterizohen me lidhjet e tjera të nëngrupeve kriminale të zonës, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë provincën.
Trafiku i drogës vazhdon të jetë edhe burimi kryesor i grupeve kriminale. Por në këtë biznes janë përfshirë fuqishëm dhe me goditje të fortë shumë shqiptarëve, rezidentë në zonë të cilët janë kthyer në partnerë me grupet vendase.
Kjo edhe falë afërsisë gjeografike me Shqipërinë, ku mbjellja e kanabisit vazhdon të jetë edhe problemi kryesor i vendit. Trafiku që nis nga Shqipëria nuk ka ndaluar gjatë 2017’, thuhet në raportin e Drejtorisë së Antimafias Italiane, e cila duket se vazhdon të jetë e shqetësuar për trafikun e drogës që nis nga Shqipëria e përfundon në Brindisi, për tu shpërndarë më pas nëpërmjet lidhjeve kriminale në zonat e tjera.

KOHA JONË SONDAZH

