FOTO/ Asqeri Mandri lë në mes lojën me vajzat dhe dhu*on gruan, e burgosi në banesë me kamera

34-vjeçari Asqeri Mandri në Kodër Kamëz, kishte instaluar kamera në banesë dhe mbante të izoluar gruan e tij. Në pamje shihet teksa 34-vjeçari po luan me vajzat, dhe Mandri çohet dhe dhunon bashlëshorten në sy të fëmijëve të mitur.

Në dëshminë që e reja ka dhënë para uniformave blu tregon se i shoqi ka qenë gjithmonë xheloz, por largimi si emigrant e ka bërë edhe më agresiv. Ajo tregon se i shoqi është i varur nga bixhozi dhe herë e ndalonte të dilte në punë e herë të tjera i kërkonte pse nuk sillte më shumë para në shtëpi. Episodet e dhunës u bënë të shpeshta ç’ka e detyruan të denoncojë në polici.

Kjo dhunë ushtrohej në sy të kunatit dhe vjehrrës por ata nuk folën. Ata jo veç mohojnë dhunën por ngarkojnë me faj nusen e shtëpisë duke e akuzuar se i ka ngritur kurth bashkëshortit duke e kthyer nga emigrimi për ta futur në burg.

“Nusja doli nga rruga e mirë. Shkonte në punë dhe rrogën nuk na e dorëzonte. Djalin nuk e pyeste fare, rrinte në telefon në vesh dashnor pas dashnori. Madje edhe e kam parë duke bërë video në dhomën e gjumit”, shprehet nëna e 34-vjeçarit. Pas arrestimit, familjarët e Asqeri Mandrit pretendojnë se ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilat do të vlerësohen nga një ekspert mjekoligjor. /Top Channel/

SHKARKO APP