FOTO/ Autori me bluzë sportive gri dhe me maskë të zezë, policia jep të dhëna për grabitjen e farmacisë: Dyshohet se…

Një person, i ri në moshë i veshur me bluzë sportive ngjyrë gri dhe mban një maskë të zezë. Këto janë disa të dhëna për autorin e grabitjes së farmacisë mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia, raportoi për “BalkanWeb” se dyshohet se është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?