Avokati zbulon skandalin: Metoda se si mund të jeni zbuluar se për kë keni votuar
Aktivisti Adriatik Lapaj ka ngritur dyshime të forta mbi fshehtësinë e votës në Shqipëri. Sipas tij nëse këto dyshime do të vërtetoheshin atëherë ky do të ishte një tjetër skandal i madh.
Prandaj ai i drejtohet me këtë pyetje institucioneve përgjegjëse, duke shtuar se nëse kjo gjë vërtetohet atëherë nuk kemi pasur zgjedhje të lira.
Postimi Adriatik Lapaj:
NJË PYETJE PËR KOMISIONERIN SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE
A ISHTE VOTA E FSHEHTË? Konstatoj se fleta e votimit ka BAR-KOD identifikimi.
Konstatoj se aparati që bënte identifikimin elektronik të zgjedhësve bën regjistrimin e votuesve sipas radhës së votimit duke i identifikuar ata me numrin që kanë në listat zgjedhore.
Pyetje:
Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai?
Faleminderit shumë!
Nëse vërtetohet se del, atëherë zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta!
P.s është pyetje që do përgjigje.