FOTO/ Bardh Spahia: Rrëzohet propaganda prej “shpëtimtari” e Edi Ramës me Covid-19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Sahia ka reaguar për situatën e pandemisë në vend. Në rrjetin social “Facebbok” Spahia ka komentuar menaxhimin e COVID-19 që sipas tij nga ana e kryeminsitrit Rama është bërë  eksperiment me qytetarët shqiptarë.

Për Spahinë është treguar një paaftësi edhe nga ana e ISHP-së, ndërsa shkruan se tashmë propaganda e kryeministrit nuk ka më kuptim. Referuar imazheve dhe komentit të Dr. Renato Osmanaj i cili theksoi se shenjat e koronavirusit në vendin tonë janë shfaqur që në mesin e muajit janar, Spahia shkruan se qytetarët tahsmë janë më të pasigurt përballë kësaj pandemie.

Statusi:

Mashtrues apo i paafte, eksperimenti i edi rames me shqiptaret

Ja se si rrezohet propaganda prej “shpetimtari” e Edi Rames me Covid-19. Tek infektivi, shenjat jane shfaqur qe ne mesin e muajit janar, sic duket nga ky kontroll imazherik i Dr.Renato Osmanaj. Thjesht paaftesi e ISHP-se per te identifikuar nje situate qe ishte e pritshme per shkak te shembullit te Kines, apo bindje e verber per te mos prishur planet politike te kryeministrit? Te dyja jane njelloj te renda, sepse tregojne se sa te pasigurt jane qytetaret me te tille individe qe paguhen per t’i mbrojtur, te paafte apo servile! Njelloj si teatri mjeran i Edi Rames si “shpetimtar”, kur thjesht ka bere eksperimente me qytetaret e vet. Nuk ka levizur as gishtin kur duhej te vepronte me shpejtesi, ndersa u merr frymen qytetareve tani me masa shtrenguese pa asnje plan!!!

SHKARKO APP