FOTO/ Bushati kërkon mbledhje me PS e Shkodrës, ata i tregojnë pamjet e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm dhe deputeti i Shkodrës, Ditmir Bushati ka gjetur kohën më të keqe për të thirrur në mbledhje anëtarët e PS-së së këtij qarku.

Prej ditësh zona është nën pushtetin e ujit dhe thirrja nga Tirana për të bërë një mbledhje partie nuk është pritur mirë.

Një mesazh në grupin e Whatsapp të Komitetit Drejtues të PS në Shkodër njoftoi socialistët për mbledhjen e urdhëruar nga Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si përgjigje, shkodranët i nisën një foto nga zonat e përmbytura. Shkëmbimi i mesazheve mund të shihet më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Rilindja duket e dorëzuar përballë problematikës së përmbytjeve që përsëriten çdo vit, si në veri ashtu edhe në jug të vendit.

Është bërë e zakonshme, që në zonat e përmbytura dërgohet ushtria për rastet emergjente, ndërsa objektivat për t’i dhënë fund njëherë e mirë fenomenit, janë harruar./lapsi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?