FOTO/ Çfarë ndodhi në Kuvend? Majko i shkon Gjekmarkajt te karrigia, Basha i kërkon Tabakut t’i hapë rrugën

Parlamenti iu rikthye sot normalitetit me diskutimet e gjata, pa flakadanë, karrige të kthyera përmbys dhe zhurmues. LSA ka fiksuar disa momente të këtij normaliteti, ku ish-kryeministri Pandeli Majko shkon të bisedojë me Agron Gjekmarkajn. Më i palumturi i këtij normaliteti duket të jetë Lulzim Basha, i cili përpos faktit që u përjashtua nga seanca, i duhet ti kërkojë Jorida Tabakut të spostojë karrigen e saj, sa herë që ai do të lëvizë për shkak se vendet e tyre janë në krah të njeri-tjetrit.

SHKARKO APP