FOTO/ Ç’po ndodh me Vettingun në polici? Rrethohet godina e Autoritetit te Dosjeve, punonjësve iu kërkohet të…
Mesditën e sotme godina ku ndodhet Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe ajo e Komisionit të Vlerësimit të Jashtëm (Vettingut të Policisë) është rrethuar me shirita. Njëherësh punonjësve u është kërkuar të lënë zyrat. Komunikimi zyrtar për punonjësit ka qenë se godina do kalojë një proces mirëmbajtjeje për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Vendimi për rrethimin e godinës ku po bëhet procesi i vettingut për figurat e larta të policisë së shtetit dhe Gardës së Republikës vjen 2 muaj pas tërmetit dhe në ditë të shtunë. Ndonëse në godinë nuk ka dëme të jashtme as të brendshme të dukshme, punonjësve u është kërkuar të lënë zyrat duke bllokuar procesin e punës në të dy institucionet që bashkëndajnë të njëjtën godinë për zyra.
Objekti ndodhet në zonën e Gardës së Republikës dhe kjo e shtunë ka qenë ditë normale pune për të zëvendësuar 3 janarin që i qe lënë pushim administratës./GSH.al