FOTO/ Debati për Teatrin, Rama vjen i qeshur pas 2 orësh në Kuvend

Me rinisjen e seancës plenare, dhe pas më shumë se dy orësh debatesh brenda Kuvendit dhe proteste jashtë tij, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, gjatë kohë që në foltore ishte ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili mbrojti draftin e Qeverisë për Teatrin Kombëtar.

Në momentet e para, kryeministri Rama është shfaqur i qeshur para deputetëve, edhe pse vinte pas një takimi të vështirë me ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë të cilët në aktivitetin mbi “Forcën e Ligjit”, kërkuan nga qeveria dhe policia vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”.

Por duket se shkak i të qeshurave në sallë është bërë ish-kryeministri Sali Berisha i cili me mbërritjen e pasardhësit të tij në Kryeministri, do të shpërthente në akuza të forta ndaj tij, të cilat u shoqëruan dhe me të qeshura nga ana e Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Me heret, replika janë zhvilluar në seancën e sotme mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Arben Ahmetaj.

Shkak është bërë kërkesa e Berishës që Rama të vinte sot në sallë në diskutimet për projektligjin për Teatrin e Ri Kombëtar. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton nga Kuvendi se përgjigjen ia ka kthyer ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Replikat:

Berisha: Të vijë këtu ai kryehajduti juaj
Balla: Mbaj gojën ti mbaj gojën
Ahmetaj: Nuk i do qejfi të vijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?