FOTO/ Denoncimi i Abazit: Ja si PS po i bën të pavlefshme fletët e votimit
Kandidati i pavarur në Tiranë, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka denoncuar me fakte se si PS po manipulon votat, duke i bërë të pavlefshme.
‘Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit.
Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një ‘X’ të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme’, shkruan Abazi në faqen e tij në Facebook.
Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të…
Pubblicato da Boiken Abazi su Martedì 27 aprile 2021