FOTO/ Deputeti i PS, Arkend Balla vijon takimet me qytetarët në Durrësin e Ri: Pranë njerëzve edhe kur nuk ka fushatë
Deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit, Arkend Balla po zhvillon takime me qytetarët në zonën e Durrësit të Ri, duke vijuar dialogun e hapur me komunitetin.
Këtë të martë takimi u përqendrua në dëgjimin nga afër të shqetësimeve të përditshme të banorëve, të cilat lidhen kryesisht me çështje të vogla, por konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe të zonës.
“Këto takime nuk kanë një temë të përcaktuar. Janë biseda të hapura me qytetarët, për çështje të përditshme që i prekin drejtpërdrejt. Për mua është e rëndësishme të jem pranë njerëzve edhe kur nuk ka fushatë”, tha Balla.
Sipas tij, banorët e presin pozitivisht këtë komunikim të drejtpërdrejtë, ndërsa Durrësi i Ri mbetet një nga zonat që i ka dhënë një mbështetje të konsiderueshme në zgjedhjet e 11 majit.
KOHA JONË SONDAZH






