FOTO/ Detaje – Si u arrestua Fierza me dy pistoleta në ‘Porche’

Efektivet e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar  në flagrancë shtetasit:

• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;

• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

Swiss Digital Mobile Reklama

•  2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
•  6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Lajm në përditësim…/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?