Foto drithëruese, babai mban dorën e vajzës së vdekur nën rrënoja
Dhimbja nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, është shumë e madhe. Në media ka lajme pafund, por një foto është shumë drithëruese.
Një burrë mban dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Kahramanmaras, nga tërmeti i së hënës që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Babai Mesut Hancer, me një jelek portokalli, shihet i ulur mbi rrënoja, me dorën e majtë duke mbajtur dorën e vajzës së tij pajetë.
Mbi 5000 viktima në Turqi e Siri nga tërmetet shkatërruese, dhe sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj.
KOHA JONË SONDAZH


