Foto/ Dylgjeri: Policimi në komunitet – Policia shqiptare pret gjoba, Policia amerikane ndan maska…
Policia ka gjobitur kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin, si dhe kryetaren e LSI-së Durrës, Kontjana Koçit, dhe aktivistë të tjerë të LSI-së për shkak se ato mbanin maska gjatë takimeve që zhvilluan paraditen e sotme me banorët e dëmtuar nga tërmeti i një viti më parë.
Nisur nga kjo ngjarje një reagim vjen nga gazetari Ylli Dylgjeri, i cili sjell në vëmendje sjelljen e policisë shqiptare dhe asaj amerikane në këtë kohë pandemie që po përjeton e gjithë bota.
Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon fotografi nga rastet në fjalë, në komentin e tij të shkurtër, Dylgjeri vëren se ndërsa në SHBA janë policët që shpërndajnë maska për qytetarët që nuk e kanë një të tillë në rrugë, në Shqipëri ndodh e kundërta, policia e ka mendjen vetëm se si të nënshkruajë gjobën dhe ndëshkimin për qytetarët e saj
“Policimi në komunitet
Policia shqiptare pret gjoba,
Policia amerikane ndan maska…”, shprehet Ylli Dylgjeri në komentin bashkëngjitur fotografive në fjalë.
Policimi në komunitet
Policia shqiptare pret gjoba,
Policia amerikane ndan maska…Pubblicato da Ylli Dylgjeri su Giovedì 5 novembre 2020