FOTO/ E bujshme, trafikanti i drogës arratiset nën hundën e policisë. Ja emri

Në gushtin e vitit 2016 do të arrestohej sapo u fut në kufirin e Kosovës, sepse ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia italiane që e kishte dënuar me 22 vite burg për trafik droge.

Por për Nimon Zogajn, shqiptarin e arratisur, burgu nuk do të ishte vendi i duhur për të qëndruar. Pas arrestimit ai do të transferohej për në Parma, ku edhe do të duhej të vuante dënimin, shkruan SYRI.net.

Pasi kishte mbërritur në burgun e Saronno, ai do të qëndronte vetëm pak kohë aty. Do të transferohej për në ‘Spitalin e Madh’ të Parmës. Zogaj aty ruhej me policë, pasi ishte shtruar si i sëmurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vetëm pak ditë më parë, ai ka mundur që të arratiset nën hundën e policisë. Zbulimi është bërë gjatë një kontrolli të ushtruar nga karabinierët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Menjëherë është dhënë alarmi, por sipas policisë italiane fakti që ai kishte mundur që të fshihej për vite të tëra, e bën të vështirë identifikimin e tij.

Nga policia ai cilësohet si një ‘fantazmë’. Sipas të dhënave të deritanishme, Nimon Zogaj nuk kishte asnjë lidhje në qytetin e Parmës dhe besohet se ai është larguar për në Lombardi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?