Foto e Ditës/ Kryeministri Rama zgjedh momentin para Berishës!

 

Kryeministri Edi Rama publikoi sot si Foto Dite, ekspozitën e fanellave të lojtarëve të Kombëtares gjatë vizitës së tij që kreu në kampin kuqezi një ditë para ndeshjes me Serbinë dhe katër ditë para asaj me Armeninë.  

Fotoja është shkrepur gjatë ndalesës së kryeministrit para  fanellës së Etrit Berishës.

Disa nga ndjekësit e tij në Facebook i kanë kërkuar kryeministrit që të lirohet Ballist “Morina”, të cilin e konsiderojnë hero.

Disa të tjerëve u ka ardhur në vëmendja fakti se kryeministri jo më kot ka ndalur para fanellës së Berishës, portierit që mban të njëjtin mbiemër me ish-kryeministrin dhe rivalin politik të Ramës.

Madje edhe vetë Rama kur priti kuqezinjtë pas fitores në Armeni dhe kualifikimit historik, në një ndër batutat që përdori i tha Etritit se nga mbiemri që mban “më ke bërë për herë të parë që të dua një berishë.”  

SHKARKO APP