FOTO/ E drejta e pronës është pronësia mbi lirinë tonë!

Nga Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike

Nëse duam të shohim se si një qeveri po sillet ndaj të drejtave të njeriut mjafton të shohim raportin e saj me pronën private. E shkuara e shoqërisë sonë mban mbi supe vuajtjen e shqiptarëve si pasojë e një sistemi që rrëmbeu dhe nuk e njohur pronën private.

Jo më kot një figurë emblematike si James Madison ndërsa shkruante mbi pronën private nënvizonte se “Një njeri ka të drejtën e pronës njësoj siç ka një pronësi mbi të drejtën e tij”, prandaj çdo qeveri që përpiqet që të tjetërsojë pronën e një qytetari ajo në fakt i merr qytetarit pronësinë e një të drejte që garantohet nga Kushtetuta dhe të Drejtat e Njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëmbimi i kësaj lirie sot e kësaj dite po bëhet më evident nga qeveria socialiste e cila nisi rrugëtimin e vjedhjes që në maj të vitit 2015 kur solli në kuvend dhe votoi ligjin e Investimeve Strategjike. Tre vjet më parë e kam paralajmëruar këtë abuzim me pasoja të rënda mbi një nga të drejtat më themelore të njeriut, madje propozova dhe amendamentin përkatës që neni 26 i ligjit të shfuqizohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këtij neni, nëse një investitor me titullin strategjik (pra do të investonte mbi 50 milion euro) nuk do të binte dakord për çmimin e tokës që duhej shpronësuar për investimin privat, qeveria do të ndërhynte duke ia marrë tokën pronarit me vlerën e ligjit për investime publike.

Në fund do të ishte investitori privat që do të paguante këtë shumë dhe do të merrte me një vlerë shumë herë më të ulët tokën e një pronari privat për të ndërtuar biznes privat.

Shembulli më i mirë është godina shtesë tek Hotel Tirana që do ndërtohet shumë shpejt ku pronarët u dëmshpërblyen me vlera qesharake nga qeveria dhe bashkia e Tiranës pas këtij ligji dhe tanimë ajo tokë i është dhënë një investitori privat.

Hapin tjetër në drejtim të pronarëve dhe mbi të gjitha në drejtim të së drejtës së pronës, qeveria e ndërmori ku solli në kuvend ligjin e ri për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Një ligj i miratuar në mes të natës në mënyrë hajdutëshe, siç bëhen punët e këqija në këtë vend. Ligji që më pas u shfuqizua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese, nuk e njeh konceptin e pronës, i jep pushtet qeverisë që të kompensojë vetëm 20% të vlerës, merrte fondin e pronave të pronarëve për t’ia kaluar ministrisë së bujqësisë apo për t’iu dhënë klientëve të mbetur të qeverisë me vlerë 1 euro/metër katror.

E për të përmbyllur ciklin shkatërrimit të konceptit të pronës dhe vjedhjes së Pronës, qeveria është angazhuar që të formulojë një VKM e cila nënvizon se pronat në zonat bregdetare nuk do t’i kthehen pronarëve. Sipas VKM-së, qeveria zotohet që këto prona t’ua japë me përparësi investitorëve strategjikë (që me këtë VKM s’duhet të paguajnë asnjë lek).

Qeveria po zhbën një herë e mirë jo vetëm drejtësinë tranzicionale ndaj pronës por mbi të gjitha edhe vetë pronën. Atë ajo ka ndërmend t’ua shpërndajë oligarkëve që nën petkun e investitorëve strategjikë u shmangen taksave (që i paguajnë qytetarët edhe për to), fitojnë pronat e pronarëve për pako gjë apo edhe falas duke u pasuruar në kurrizin e trashëgimisë së pronarëve. Asgjë më pak se sa ajo që ka ndodhur në këtë vend nga viti 1945 e deri në 1990.

“Kudo ku ka një ekses të pushtetit, prona e çdo lloji nuk respektohet. Në një qeveri të tillë askush nuk është i lirë të shprehë mendimet e tij, nuk është i lirë të jetë ai që do apo të ketë pronësi mbi liritë e tij” e përfundon Madison esenë e tij mbi liritë dhe rëndësinë e pronës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?