FOTO/ E goditi me libër në sallën e Kuvendit, Noka takon operatorin dhe i kërkon ndjesë
Përveç sherrit brenda PD-së, sot në Kuvend u shënua dhunë. Një operator i mediave të akredituara është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka në seancën e kësaj të enjte në Kuvend.
Shkak për reagimin e Nokës, ishte filmimi që kameramani po i bënte telefonit të Berishës. Në momentin që po filmohej, Berisha po shihte një video denoncim që i kishte ardhur në Whatsapp.
Por me një postim në Facebook, Noka ka kërkuar ndjesë duke thënë se ishte një keqkuptim. Bashkangjitur postimi, ai ka ndarë edhe disa foto ku shihet duke përqafuar operatorin. “Një ndjesë miqësore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka.