Foto e yllit të futbollit Xherdan Shaqiri me Imamin Krasniqi turbullon Italinë dhe Zvicren

 

Një foto e bërë rastësisht turbulloi Italinë dhe Zvicrën. Futbollisti Xherdan Shaqiri është në qendër të kritikave të mediave dhe opinionit publik në Zvicër e Itali. Shkak është bërë një foto e publikuar prej tij në rrjetin social Facebook, ku futbollisti i shtrëngon dorën imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi. Ky i fundit është arrestuar në shtator 2014 me akuzën e terrorizmit dhe nxitjes së urrejtjes fetare. Pikërisht për këtë gjë, tifozët dhe opinioni publik në Zvicër e Itali, nuk e ka pritur mirë këtë foto. Kjo ka detyruar Shaqirin që të bëjë një shënim në faqen e tij në Facebook, për të sqaruar këtë moment. Por ç'faj ka futbollisti i madh shqiptar se Imami e ka perdorur emrin e të madhit Shaqiri që ishte futbollist i  Bajern Mynih dhe tani luan me Interin në Itali.

 “Imami erdhi te unë dhe kërkoi të bëjmë një foto, sic bëjnë mijëra njerëz të tjerë.

Unë këtë bëra.

Do të kishte qenë e pasjellshme të refuzoja.

Unë nuk isha në dijeni që imami është përfolur për terrorizmin.

Unë nuk mund të pyes cdo fans që më kërkon të bëjmë një foto për karakterin e tij apo për precedentët e mëparshëm.

Por unë dënoj me forcë njerëzit që përdorin popullaritetin tim për problemet personale dhe mediat që nxisin në mënyrë të panevojshme njerëzit kundër njëri-tjetrit.

Të gjithë në familjen Shaqiri jemi besimtarë myslimanë, por gjithcka që është radikale duhet të qëndrojë larg nesh. I juaji Xherdan”, shkruan Shaqiri.

SHKARKO APP