FOTO/ Elbasani bëhet kryelajm në mediat turke

Këtë të enjte, Gjykata e Elbasanit vendosi pro ekstradimit të kreut të kompanisë së kriptomonedhave THODEX, Faruk Fatih Ozer. Vendimi ka bërë bujë në mediat turke duke qendruar për minuta të tëra si kryelajm atje.

Media turke ”Ensonhaber”, shkruan se vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare ishte ai që prisnin me padurim mijëra persona që panë se si avulluan paratë e tyre përmes skemës së mashtrimit “THODEX”. Website turk raporton se Faruk Fatih Ozer, ka grabitur rreth 2 miliard dollar në total dhe numri i të mashtruarve arrijnë në dhjetarë mijëra.

Si lajm të parë e kanë mbajtur edhe gazetat e njohura turke si “Hurriyet” dhe “Milliyet”, ku kjo e fundit shkruan: “Mashtrimi me Thodex, vjen vendimi nga Shqipëria”.

Faruk Ozer erdhi në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

SHKARKO APP