FOTO – EMRI/ Arrestohet në Durrës ‘Zoti i Drogës’, jetonte në vilë me bunker dhe mbrohej nga eskorta
Tre ditë më parë, burime zyrtare nga policia e Durrësit njoftuan se arrestuan 45-vjeçarin Alket Hatija.
Gjykata e Apelit në Itali, me vendimin e datës 30 shtator 2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të Hatijas për akuzën “Trafikimi të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, shtuan të njëjtat burime.
Alket Hatija
Në një artikull të publikuar këtë të martë, presitigjozja italiane “La Repubblica” e cilëson Alket Hatijën “një nga zotërit e drogës, i aftë për të bërë të bërë të mundur transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Shqipëria në Milano”.
Hatija, shkruan “La Republica”, u arrestua nga policia shqiptare pas indikacioneve të karabinierëve të Milanos. Ai u vu në pranga në Durrës teksa ishte nisur për të takuar një mik. Hatija jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej vazhdimisht nga persona të armatosur.
Ai konsiderohet përgjegjës për 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë e sekuestruar, mes Janarit 2003 dhe Marsit 2004 në Milano. Sasi droge kjo që vlerësohet nga 35-45 milionë euro.
Alket Hatija ishte një trafikant i pastër, një ‘kokë e madhe’ nga ata të cilët vetë nuk preknin 1 gr drogë, por që me një telefonatë urdhëronin trafikimin e sasive shumë të mëdha të drogës.
Transporti i drogës nga Shqipëria në Itali bëhej me kamionë me targa evropiane dhe makina, që kalonin kufirin e Veriut të Italisë./Syri.net
KOHA JONË SONDAZH

