Foto/ Erion Braçe nxjerr faturën e tavës së peshkut dhe ankohet

Çdo verë rikthehet çështja e çmimeve të kripura. Zv/ kryeministri Erion Braçe në nisje të këtij sezoni turistik përmes një postimi në Instagram bën një denoncim të pastër për institucionet kompetente dhe ka një këshillë për bizneset që të mos e nisin me këmbën e gabuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

“Mos e nisni me kemben e gabuar; domethene me faturen e gabuar!

1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;

2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;

3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;

4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme.

E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush” shkruan Braçe.

Abcnews.al

SHKARKO APP