FOTO/ Femra për prostitucion në Itali, i sekuestrohet pasuria dibranit. Emri

Ka nisur hetimi pasuror nga policia në ngarkim të 24-vjeçarit Florjan Zeqja, i cili është kapur në 25 Prill nga Policia e Dibrës, për llogari të shtetit Italian.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se të riut iu sekuestrua një automjet me një vlerë rreth 20.000 Euro, që dyshohet se është përfituar nga para me prejardhje nga aktivitete kriminale.

Zeqja rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me burg, për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Dibrës njoftoi se: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të vendosura si rezultat i veprimtarive kriminale, ka nisur procedimi pasuror në ngarkim të shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga forcat e Drejtorisë së Policisë Dibër, për llogari të shtetit Italian, i dënuar me me 6 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz – CLS” me targa AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit Florjan Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartpërmendur.

Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka, ky shtetas ose që mund ti ketë fshehur.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?