FOTO/ Fshati bllokohet nga bora, banorët hapin rrugën vetë për të shpëtuar 4 të sëmurë në Dibër

Gjendja e rrugëve në zonat e thella vijon të mbetet problematike kryesisht në zonat e veriut.

Në fshatin Shumbat të Dibrës katër persona kanë probleme të rënda shëndetësore, ndërsa ende nuk janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore pasi zona e tyre është e bllokuar nga reshjet e dendura të borës.

Gjendjen bashkë edhe me mashtrimin e bashksië, e denoncon deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi

Swiss Digital Desktop Reklama

“Banorët e fshatrave Dipjakë dhe Shumbat duke hapur me lopata rrugët e fshatrave të tyre , duke treguar me zë dhe figurë mashtrimin e Bashkisë se gjoja ka hapur rrugët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të izoluar prej një jave banorët e Shumbatit janë detyruar të organizohen të gjithë me lopata të hapin 3 km rrugë për rastet e emergjencave shëndetësore.

Fadroma e klientëve të Bashkisë ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetra metra dhe është kthyer. E njëjtë edhe për fshatin Dipjakë ku ka kaluar dhe është kthyer në mes ,por rruga është sërish e pakalueshme. Ndërsa në fshatrat e tjera nuk ka shkuar fare.

Një kafe me ta duke dëgjuar hallet dhe problematikat me të cilat përballen ato këto ditë izolimi”, reagon deputeti në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?