FOTO/ I shpërthen bombola e gatimit sapo e ndez, e moshuara në Gjirokastër i “vë” zjarrin shtëpisë
Aktualitet E Diel, 21 Shkurt 2021 14:09
Një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër u përfshi sot nga zjarri.
Shkak është bërë një bombol gazi gatimi e cila ka shpërthyer sapo është ndezur nga e zonja e shtëpisë Dete Osmani, 74 vjeçe.
Fatmirësisht kjo e fundit ka shpëtuar pa lëndime.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, duke bërë te mundur shuarjen e flakëve.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në apartamentin përdhes të pallatit 4 katësh.