VIDEO/ Incidenti në kamp, deputeti italian përplaset me Melonin në Gjadër: Badigardët tuaj po më dhu**jnë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni erdhi vetë nga Italia në Lezhë për të parë nga afër dy qendrat ku do të akomodohen emigrantët që do shpëtohen në det sipas marrëveshjes. Sakaq deputeti i opozitës italiane, Riccardo Maggi i partisë ”Piu Europa”, ndodhet në Shqipëri, dhe shkoi edhe në Gjadër. Ai aty është përplasur me kryeministren Georgia Meloni.

”Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje sesi do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, dëgjohet ai duke iu drejtuar Melonit.

Ai i ka kërkuar llogari Melonit, ndërsa e ka akuzuar atë se po bën fushatë elektorale. ”Po bën fushatë elektorale, takime elektorale”,-tha deputeti Maggi, ndërsa Meloni është mbrojtur nga rojet e saj dhe ka deklaruar se ”do ti japë fjalën në parlament”.

SHKARKO APP